image Ten Hag i bindur se do ta kthejë United në binarë: E bëra kudo, do ta bëjë edhe këtu

Futboll

Ten Hag i bindur se do ta kthejë United në binarë: E bëra kudo, do ta bëjë edhe këtu

news image

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i bindur se ai mund të ketë sukses në klub dhe t’i udhëheqë ata drejt triumfeve.

Trajnerit holandez i është ngarkuar detyra e “vështirë” për të rindërtuar skuadrën e Old Trafford me synimin për t’i kthyer ata në sfidues për titullin e Premier League.

United e bëri një fillim të vështirë këtë sezon pasi ata u mundën 2-1 në shtëpi kundër Brighton dhe do të përpiqen të rikthehen kur të vizitojnë Brentford të shtunën.

52-vjeçari është i sigurt se mund të kthejë “Djajtë e Kuq” dhe të sjellë një ekip fitues.

“Jam i bindur se do ta bëj – e bëra kudo”, tha ai për Sky Sports.

“Unë nuk mund t’u kërkoj tifozëve të jenë të durueshëm – shpresoj se do të jenë – sepse ata duan të shohin një ekip fitues dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, por unë duhet ta prodhoj atë.

“Por procesi kërkon kohë, është ashtu siç është.”

Ten Hag është i shqetësuar se skuadra e United është ende shumë e cekët për të realizuar ambiciet e tyre, pasi ai i bëri thirrje klubit të japë më shumë nënshkrime për të ndihmuar kauzën e tyre.

Lisandro Martinez, Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen janë të vetmet fytyra të reja që kanë mbërritur në Old Trafford këtë verë dhe trajneri këmbëngul se ata duhet të investojnë më tej në sulm.

“Ne patjetër kemi nevojë për më shumë lojtarë për të hyrë në sezon, kjo është e qartë, ne kemi nevojë për një skuadër më të fortë në mesfushë dhe reparte sulmuese”, shtoi ai.

Siç e patë javën e kaluar kur Martial ishte jashtë, ne nuk patëm një zëvendësues të mirë dhe më pas u munduam.

Pra, ju duhet ajo thellësi [skuadre] kur keni lëndime dhe ndeshje çdo tre ditë dhe lojtarët nuk janë rikuperuar për të luajtur ndeshjen tjetër.”

Ai vazhdoi: “Është një sfidë e madhe dhe ne e dinim më parë. Duhet kohë, por në futboll nuk ke kohë dhe kjo është ajo që e bën atë një sfidë kaq të madhe.

Ishte 10 vjet më parë [United fitoi për herë të fundit Premier League] dhe suksesi shkon shpejt, por për ta rikthyer atë kërkon shumë kohë dhe ju duhet shumë punë, një strategji e mirë, njerëzit e duhur dhe kjo është ajo që ne po punojmë për ditë pas dite”, ka deklaruar Ten Hag.

/GazetaSinjaliSport/