image Temperaturat sot shkojnë në 15 gradë - Njihuni me parashikimin e motit

Kosovë

Temperaturat sot shkojnë në 15 gradë – Njihuni me parashikimin e motit

news image

Pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin tonë, situata pritet të stabilizohet. Parashihet që ky ciklon të dobësohet për të vazhduar tutje me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas IHMK-së, riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.” 

/GazetaSinjali/