image Temperaturat sot do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius

Kosovë

Temperaturat sot do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius

news image

Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo situatë meteorologjike, sipas këtij instituti, vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Indeksi UV pritet të shënojë vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17).

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë./Gazeta Sinjali/