image Temperaturat në Kosovë nesër do të shkojnë deri në 32 gradë

Kosovë

Temperaturat në Kosovë nesër do të shkojnë deri në 32 gradë

news image

Nesër pritet të mbizotërojë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites dhe vonë në mbrëmje ekziston mundësia për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu me bubullima.

Të shtunën vende-vende mund të ketë më shumë reshje, me mundësi edhe për breshër, njofton Prishtina Weather.

Në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të mbajë mot i nxehtë, por i ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Indeksi i rrezeve UV të premten mbetet në vlera shumë të larta, e në fundjavë me tendencë të rënies në vlera mesatare dhe të larta.

14.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje më vonë, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 32C, e në vise malore 13 deri 24C. Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 8.

15.08.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shpërndara me bubullima. Vende-vende mund të ketë më shumë reshje me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 28C, e në vise malore 14C deri 22C. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-6m/s. Indeksi UV: 7./Gazeta Sinjali/