image Temperaturat ekstreme shkaktojnë mbi 5 mijë viktima në Gjermani

Evropë

Temperaturat ekstreme shkaktojnë mbi 5 mijë viktima në Gjermani

news image

Valët e të nxehtit kanë lënë pasoja të rënda në Gjermani, ku sipas Institutit Robert Koch për Shëndetin Publik (RKI), më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e temperaturave ekstreme.

Në raportin e fundit javor, RKI bën të ditur se rreth 5,120 vdekje lidhen me efektet e nxehtësisë, ndërsa numri më i madh i viktimave u regjistrua gjatë valës së të nxehtit që goditi vendin në fund të muajit qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa dërrmuese e viktimave, rreth 4,270 persona, ishin mbi moshën 75-vjeçare, duke konfirmuar se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar nga temperaturat e larta.

Raporti thekson gjithashtu se numri i grave që humbën jetën ishte më i lartë se ai i burrave, kryesisht për shkak se gratë përbëjnë një pjesë më të madhe të popullsisë në grupmoshat e avancuara.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta, duke paralajmëruar se valët e të nxehtit po paraqesin një kërcënim gjithnjë e më të madh për shëndetin publik, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/