image Temperaturat deri në - 8 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot - Sinjali

Temperaturat deri në – 8 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

news image

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./GazetaSinjali/

May be an image of map

Shpërndaje artikullin