image Temperatura deri në 38°C në Kosovë, IKSHPK apel për kujdes dhe mbrojtje nga i nxehti

Shëndetësi

Temperatura deri në 38°C në Kosovë, IKSHPK apel për kujdes dhe mbrojtje nga i nxehti

news image

IKSHPK ka bërë thirrje urgjente për kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, pasi në disa zona të vendit pritet që termometri të arrijë deri në 38°C.

Sipas parashikimeve të IHMK, vala e të nxehtit po ndikon në gjithë territorin e vendit, duke rritur rrezikun për dehidrim dhe probleme shëndetësore, veçanërisht tek grupet e ndjeshme të popullsisë.

IKSHPK u ka rekomanduar qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në diell.

Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në hije sa më shumë që është e mundur, të mbrojnë kokën dhe fytyrën me kapelë, si dhe të përdorin syze dielli dhe krem mbrojtës gjatë ekspozimit në diell.

Instituti thekson gjithashtu rëndësinë e hidratimit të rregullt, duke rekomanduar konsumimin e ujit gjatë gjithë ditës për të shmangur pasojat e temperaturave të larta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/