image Televizioni suedez: Aeroplanët rusë që shkelën hapësirën e Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore

Botë

Televizioni suedez: Aeroplanët rusë që shkelën hapësirën e Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore

news image

Dy aeroplanë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore.

Fluturimi mbi këtë hapësirë ajrore, pranë ishullit Gotland më 2 mars ishte një akt i qëllimshëm i krijuar për të frikësuar Suedinë, sipas kanalit suedez të lajmeve TV4.

Siç bëhet e ditur, gjithsej katër aeroplanë ishin nisur nga baza ajrore ruse e Kaliningradit. Ata përbëheshin nga dy sulmues Sukhoi 24, të cilët u shoqëruan nga dy të tjerë luftarakë Sukhoi 27.

Dhe ishin dy aeroplanët sulmues, të cilët sipas burimeve të TV4 Nyheter ishin të pajisur me armë bërthamore.

Shkelja e territorit suedez zgjati rreth një minutë.

Ky është një sinjal për Suedinë se ne kemi armë bërthamore dhe ne gjithashtu mund të konsiderojmë përdorimin e tyre”, mendon eksperti strategjik ushtarak Stefan Ring për TV4 Nyheter.

/GazetaSinjali/