image Telefoni i ri i Huaweit nuk ka qasje në "Google"

Teknologji/ Telefoni i ri i Huaweit nuk ka qasje në “Google”

news image

Kompania kineze Huawei, së shpejti do të prezantojë telefonin e ri Mate 30, në Mynih të Gjermanisë.

Ky është telefoni më i ri i kësaj kompanie që nga muaji maj kur Shtetet e Bashkuara e përfshinë në listë të zezë.

Uashingtoni në mënyrë efektive ndaloi firmat amerikane të furnizojnë Huawein, duke pretenduar se firma kineze është një rrezik i sigurisë kombëtare, pasi pajisjet e saj mund të përdoren nga Pekini për të spiunuar, gjë që Huawei e ka mohuar vazhdimisht.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonave të mençur pret që ndalesa e SHBA-së t’i kushtojë 10 miliardë dollarë.

Lansimi i telefonit më të ri të Huaweit është përcjellur me pasiguri nga ana e blerësve, për shkak të pamundësisë që ata të përdorin aplikacione të mbështetura nga kompania amerikane “Google”.

Telefonat e mençur nuk do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë shërbimet e “Google Mobile” për të përdorur “Play Store” dhe për të shkarkuar aplikacione si “Gmail”, “Youtube” ose “Maps”.

Në vend të kësaj, Huawei do të ofrojë ndërfaqen e vet që do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në disa aplikacione të “Google”.