Një vajzë nga Ferizaj ka njoftuar se babai i saj është zhdukur që nga dita e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një grupi në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë thirrje që nëse dikush e sheh babain e saj, Naim Idrizin, të lajmërohet.
“Ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 13:45 dhe nuk është kthyer ende. Nëse dikush e sheh ose veturën ose personin ne foto le të lajmërohet . Vetura mban targat 05-260-EC e tipit opel Meriva”, shkruan vajza e të zhdukurit.
Ajo po ashtu ka thënë se babai i saj ka pasur një telefon me vete, i cili ka qenë i ndezur deri në orën 21:00, të ditës së djeshme.
Edhe familjarët e tjerë kanë shpërndarë njoftimin.
“Nga data 15 shtator ne ora 13:45 Naim Idrizi (familjar i yni ) 55 vjeqar , eshte parë se fundi herë në shtëpi . Qe nga kjo kohë rezulton i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të. Kushdo qe e ka parë apo ka ndonjë lajm, ju lus të na kontaktoni . Theksoj se personi ka pasur probleme shëndetësore të zemrës . Gjithashtu ka qenë me këtë veturë opel meriva ngjyre te zeze . Me targat 05-260 EC. Herën e fundit ka pasur te veshur, pantallona ngjyrë krem, dhe këmishë të shkurtër ngjyre hiri”.