Dy persona janë gjobitur nga Policia në Gjilan, pasi kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.
Në njoftim thuhet se në njërin rast është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.
“Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h”, shkruhet në njoftim.
Ndërkaq, në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh.
“Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h”, shkruhet tutje në njoftimin e policisë.