Një zyrtare e Qeverisë, e cila ka vozitur me veturë zyrtare duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, është gjobitur nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo kishte tejkaluar në vijë të plotë, sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës.
Rasti është cilësuar si kundërvajtje dhe kryerësja e veprës është gjobitur me 150 euro.
Po ashtu asaj i janë shënuar dy pikë negative dhe i është vendosur masë mbrojtëse për tre muaj. /Gazeta Sinjali/