image Tejkalime të rrezikshme në vijë të plotë e në kthesë, shoferëve kosovarë nuk u pritet (VIDEO)

Sinjalizime

Tejkalime të rrezikshme në vijë të plotë e në kthesë, shoferëve kosovarë nuk u pritet (VIDEO)

news image

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave, sidomos tejkalimeve të rrezikshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje në dy raste, kur automjetet bëjnë tejkalime të rrezikshme në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Njëri rast ka ndodhur në Arllat të Drenasit, ku shoferi i një furgoni me targa 01 – 186 – PC, bën tejkalim në vijë të plotë e në kthesë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur po ashtu sot, në Malishevë, ku shoferi i një veture ‘Golf’ tejkalon në vijë të plotë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. 

/Gazeta Sinjali/