image Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë nga shoferi i kamionit në rrugën Gjilan - Prishtinë

Sinjalizime

Tejkalim i rrezikshëm në vijë të plotë nga shoferi i kamionit në rrugën Gjilan – Prishtinë

news image

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes në rrugë dhe magjistrale, si dhe shkelin rregullat në komunikacion. Një rast i fundit ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksi, ku shihet një kamion me targat 06 – 513 – XB duke vozitur me shpejtësi të palejuar dhe bën tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Sipas pamjeve të dërguara në adresën e Gazetës Sinjali, në momentin kur shoferi bën tejkalim, shihet se rrezikon të përplaset me automjetin i cili ndodhet në anën e djathtë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/