image Tejkalim i pasigurtë, aksidentohen dy automjete në Gjakovë

Kosovë

Siguri/ Tejkalim i pasigurtë, aksidentohen dy automjete në Gjakovë

news image

Një sinjalizues raporton se para pak minutash në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

Këtë informacion për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.

Ajo tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:25 në rrugën ‘Konferenca e Bunjajt’. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pasigurtë mes një kombibusi dhe një automjeti udhëtarësh. Ka vetëm dëme materiale”, tha Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/