image Tegeltija i Bosnjës: Se dimë pse s’jemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”, por do të bëhemi

Rajon

Tegeltija i Bosnjës: Se dimë pse s’jemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”, por do të bëhemi

news image

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, së fundmi në samitin e “Ballkanit të Hapur”, i cili po mbahet në Ohër, ka thënë se e kishte problem të jetë pjesë e këtij samiti, ngase nuk e di se pse shteti i tij nuk është ende pjesë e kësaj nisme.

Bosnje e Hercegovina për fat të keq nuk bën pjesë pasi nuk ka konsensus për nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe nuk ka përgjigje serioze pse nuk bëjmë pjesë, nuk ka as përgjigje negative, thjeshtë është një heshtje“, deklaroi Tegeltija.

Ai në ditën e dytë të samitit tha se ka individë dhe ambasada që kanë ndikim që Bosnje e Hercegovinë, të mos jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, veçse premtoi se në të ardhmen do të bëhet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas meje shkak është një pjesë e paragjykimeve të të kaluarës si dhe ka pasur ndikime politike të grupacioneve të caktuara, që vlerësojnë se kjo nismë do të ishte një mossukses nëse iniciativa të tilla do të pranoheshin. Normalisht çdoherë në Bosnje e Hercegovinë ka ndikim nga individë, ambasada të caktuara që vlerësojnë se Bosnje e Hercegovina ende nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur“, vijoi tutje Tegeltija.

Ai tutje shtoi se “në këto rrethana kur morra ftesën u mendova a të vij në Ohër apo jo, dhe nëse vij çfarë t’ju them. Të arsyetohem për atë që nuk kemi pasur guxim në dy vjetët e fundit që të marrim vendim dhe aderojmë në Ballkanin e Hapur“.

Ndryshe, Zoran Tegeltija është një politikan serbo-boshnjak që shërben si Kryetar i 10-të i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës që nga dhjetori 2019. Ai ishte Ministër i Financave i “Republikës” Srpska, kryetar i komunës Mrkonjic Grad nga viti 2004 deri në vitin 2010.

Tegeltija është anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, një parti serbe, e themeluar më 1996 dhe e cila drejtohet nga Milorad Dodik.

/GazetaSinjali/