image Tea Trifoni për herë të parë e pranon pëlqimin që kishte për Luizin

Bota e Yjeve

Tea Trifoni për herë të parë e pranon pëlqimin që kishte për Luizin

news image

Ish banorja e Big Brother Vip II, Tea Trifoni, ka deklaruar se ka pasur një pëlqim të vërtetë për Luizin brenda shtëpisë.

Komentet ajo i bëri gjatë një emisioni në emisionin “E Diell” në TCH, ku tha se nëse Luizi nuk do e kishte ofenduar, ata mund të kishin krijuar diçka bashkë.

“Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda, por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka”, tha Tea.

Më pas gjatë vijimit të intervistës së saj, ajo tha se do i propozojë Luizit sapo ai të dalë jashtë shtëpisë së BBV.

Ajo foli edhe për banorin më “Fake” brenda shtëpisë, për të cilin tha se është Olta Gixhari.

/GazetaSinjali/