Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe sigurimin e zgjedhjes së presidentit.
Përmes një postimi në platformën “X”, pas takimeve të zhvilluara gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Terras ka thënë se vendit i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras.
“Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!