image Të shtënat në Ferizaj: Një person i arrestuar, një tjetër në arrati

Siguri

Të shtënat në Ferizaj: Një person i arrestuar, një tjetër në arrati

news image

Disa të shtëna armësh u dëgjuan mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, më saktësisht në rrugën “12 qershori”, ku për pasojë dy personat mbetën të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Të plagosurit kanë pësuar lëndime në këmbë ku dhe ishin dërguar më pas në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Sinjalin, ku ka dhënë më shumë detaje rreth këtyre të shtënave.

Reka ka thënë se një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar, derisa edhe një tjetër është në kërkim.

“Ju njoftojmë se në ora 23:45 ka ndodhur një plagosje të dy personave në rrugën “12 qershori” afër kafiterisë “Tempell Bar”. Janë marrë të gjitha veprimet policore, personat e plagosur janë derguar në emergjencën e Ferizajit, sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, ata janë të plagosur në këmbë. Një i dyshuar është arrestuar, jemi në kërkim edhe të një dyshuari tjetër”, ka thënë Reka.

/GazetaSinjali/