Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Policia e Kosovës, siç merr vesh Gazeta Sinjali, pak para mesnatës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në Rrugën B. Dyshohet se armët e përdorura ishin të tipit kallashnikov.
Burimet e Sinjalit treguan se dy persona të armatosur me kallash kanë ikur në këmbë në drejtim të rrugës “Prekazi”. Të dyshuarit ishin të veshur me rroba të zeza.
Pas marrjes së informacionit, janë njoftuar të gjitha njësitë policore dhe është aktivizuar operacioni “Unaza e Çelikt”. Kontrollet në terren janë intensifikuar, ndërsa ende nuk ka informata nëse të dyshuarit janë arrestuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!