Dy persona janë identifikuar si të dyshuar për të shtënat me armë sot në Vranjevc dhe njëri prej tyre tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri me dije se i dyshuari tjetër po kërkohet.
Po ashtu, ai ka njoftuar se është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfshirë në rast.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia.”