Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën në mbrëmje, në Pejë, rast për të cilin raportoi mbrëmë Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodh në lagjen Fidanishte në Pejë dhe Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Kjo pasi, i dyshuari fillimisht ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banësёs nё katin e tretё.
I njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do tё iu gjuaj ose do ta vras veten”.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.
Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39
- Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto
- Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39
- Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto
- Njё (1) Thikё (Bajonetё)