Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Pas të shtënave me armë zjarri përballë qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik për të cilin rast Gazeta Sinjali po raporton në vazhdimësi, të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia e Kosovës të cilët e kanë rrethuar me shirit sinjalizues një pjesë të rrugës.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ambulanca ka marrë një person i cili dyshohet se ka marrë lëndime.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.