Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku raportohet për një masakër me 3 viktima dhe 1 të plagosur.
Të shtënat me armë zjarri janë shënuar në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në lagjen e Dobraçit, ndërkohë që autoritetet janë mobilizuar menjëherë për të hetuar rrethanat e incidentit.
Sipas informacioneve paraprake, kemi të bëjmë me një atentat, ku automjeti me të cilin lëviznin 4 personat u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.
Raportohet se edhe personi i vetëm i mbijetuar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se objektiv i atentatit janë anëtarë të familjes Lici dhe lidhje të tyre shoqërore.
Policia ka ngritur disa postblloqe në qytetin e Shkodrës dhe po vijon punën për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.