image Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

news image

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet emergjente, ndërsa si pasojë e të shtënave dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/