image Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia rrethon zonën

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia rrethon zonën

news image

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë.

Pas incidentit, zona është rrethuar nga forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacione në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/