Një person është arrestuar në Oslo të Norvegjisë, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një xhami.
I plagosur nga ky rast ka mbetur një 75-vjeçar i cili kryente rregullisht ritet fetare në këtë xhami. Policia përmes një njoftimi të shkurt për mediat norvegjeze kanë konfirmuar se të arrestuarit i janë gjetur dy armë zjarri.
Fillimisht thuhet se kishte thyer një derë në xhami e më pas kishte filluar të shtinte me armë zjarri.
“Atij iu gjetën dy armë të gjata dhe një pistoletë, pasi theu një derë xhami dhe nisi të shtinte me armë. Derisa i lënduari është dërguar në spital, policia po hulumton hapësirën ku ndodhi krimi” thuhet shkurt në raportin e policisë.
I arrestuari në këtë rast dyshohet se vepronte i vetëm dhe se nuk ishte pjesë e ndonjë organizate terroriste./Sinjali/