image Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia, një i vrarë dhe disa të plagosur

Botë

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia, një i vrarë dhe disa të plagosur

news image

Një i ri u vra dhe pesë persona u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror Albany në Georgia, raportojnë mediat amerikane.

Sipas drejtuesve të universitetit, të shtënat ndodhën mbrëmjen e së shtunës në kampusin lindor.

Presidenti i universitetit, Lawrence M. Drake, tha se Byroja e Hetimit të Georgias po udhëheq hetimin.

“Si gjithmonë, siguria e studentëve, fakultetit dhe stafit tonë të ASU janë prioriteti numër një i këtij institucioni”, tha Drake në një deklaratë të dielën.

/GazetaSinjali/