image Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dikush shkrep tre plumba dhe ikë

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dikush shkrep tre plumba dhe ikë

news image

Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Shumë shpesh Policia merr informacione se në qytete të ndryshme dëgjohen të shtëna me armë, duke u rrezikuar kështu jeta e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në pikë të dites në rrugën ‘Sadulla Avni Dibrani’ në Mitrovicë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të cilat u shkrepën nga një veturë në lëvizje, për çka u kërkua ndihmë edhe nga Policia.

Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për veprën ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/