Një incident ka ndodhur sot në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, ndërsa me të marrë lajmin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës.
Sipas informacioneve të para personi i plagosur po trajtohet në spitalin rajonal të Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, hetimet në lidhje me zbardhjen e këtij rasti tashmë kanë filluar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me detajet tjera të këtij rasti.