Një person është plagosur sot rreth orës 15:15 pas disa të shtënave me armë në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.
Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar policia e Pejës, të cilët kanë thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF në Deçan ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Sinjali ka kontaktuar me Spitalin në Pejë, të cilët kanë dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të plagosurit.
“Personi i plagosur është pranuar në Spitalin e Pejës, gjendja e tij është jashtë rrezikut peë jetë dhe është dërguar në repartin ortopedik në spital”, ka thënë zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.
Ndërsa edhe policia ka dhënë detaje.
“Sot me daten 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me çrast ështe plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njejti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan.”