image Të shtëna me armë pranë obeliskut të UÇK-së në Viti – krimteknika gjen gëzhoja

Sinjalizime

Të shtëna me armë pranë obeliskut të UÇK-së në Viti – krimteknika gjen gëzhoja

news image

Një incident serioz ka ndodhur në fshatin Gjylekar të Vitisë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri pranë obeliskut të UÇK-së.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 19.02.2026 rreth orës 14:00, pasi administratori i fshatit ka njoftuar Policinë se përmes kamerave të sigurisë janë vërejtur disa të rinj të dyshuar duke përdorur armë zjarri në afërsi të obeliskut.

Burime nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku krimteknika gjatë ekzaminimit ka gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedurë penale për veprat:

– Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

– Mbajtje e paautorizuar e armës

– Përdorim i armës

Personat e përfshirë në rast janë ende në kërkim, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/