Të shtënat me armë në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se të kundërligjshme, janë edhe të rrezikshme. Këto raste po raportohen pothuajse çdo ditë në vend, e madje jo rallë po përfundojnë edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur edhe mbrëmë në Prizren.
Rasti siç ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet ka ndodh saktësisht para lokalit “Pastiçeria Donarti”.
I dyshuari pasi e ka shkrepur armën ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Por, Policia menjëherë pasi ka pranuar rastin është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe ka arritur ta kap atë.
Me urdhër të Prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, derisa arma që është përdorur në rast është konfiskuar, kurse gëzhojat janë gjetur në veturën e tij me targa zvicerane.
Gazeta Sinjali merr vesh se motivi dyshohet se lidhet me një konflikt pronësor që i dyshuari ka me pronarin e lokalit.