Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në kryeqytet, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se është plagosur një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur rrugës për Gërmi, teksa sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë e gjinisë femërore.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë përgjigje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.