image Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, tre persona mbesin të plagosur

Shqipëri

Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, tre persona mbesin të plagosur

news image

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ku janë dëgjuar të shtëna me armë në një lokal.

Nga të shtënat është plagosur kamarieri i lokalit, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/