image Të shtëna me armë në një aheng në lagjen Marigona, pronari i shtëpisë përfundon në Polici

Siguri

Të shtëna me armë në një aheng në lagjen Marigona, pronari i shtëpisë përfundon në Polici

news image

Mbrëmë, në lagjen Marigona 2 në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ku pati gjuajtje me armë është shoqëruar në stacion policor, në dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. I njëjti dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë gjatë një feste që ishte organizuar në shtëpinë e tij.

Pasi Policia mori informacionin për të shtënat, i dyshuari e ka dorëzuar armën që e ka përdorur dhe është intervistuar në stacion policor.

Ndaj tij, përveç veprës penale për shkaktim të rrezikut, Prokuroria ka nisur hetimet edhe për “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Kujtojmë se gjuajtjet me armë zjarri në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Thirrja e institucioneve që të mos festohet me armë, si duket po has në vesh të shurdhër.

/GazetaSinjali/