image Të shtëna me armë në New York, vriten dy gra/ Publikohen momentet horror, njerëzit ulërijnë dhe vrapojnë të tmerruar

Botë

Të shtëna me armë në New York, vriten dy gra/ Publikohen momentet horror, njerëzit ulërijnë dhe vrapojnë të tmerruar

news image

Dy gra u vranë dhe pesë persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një park në veri të Nju Jorkut.

Sipas mediave të huaja, qindra njerëz ishin mbledhur në Maplewood Park në Rochester kur dikush hapi zjarr rreth orës 18:20, tha policia.

“Në një moment, u qëllua nga anë të shumta, duke goditur viktimat”, tha shefi i policisë David Smith në një konferencë për shtyp.

Tyasia Manning, 25 vjeç, një punonjëse e qytetit, u vra, tha policia, ndërsa Phylicia Council, 34 vjeçe, vdiq më vonë.

Policia e Rochester konfirmoi se një festë po ndodhte në zonë në momentin e të shtënave.

“Në këtë pikë ne nuk e dimë se sa njerëz po qëllonin”, ka thënë kapiteni Greg Bello të dielën në mbrëmje.

Rochester është rreth 340 milje (547 kilometra) në veriperëndim të Manhattan.

/GazetaSinjali/