Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë, për motive akoma të panjohura.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, teksa Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i intervenimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për procedurat e tjera.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse që po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.