Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Kamëz të Shqipërisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person.
Sipas raportimeve, viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia shqiptare ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa dyshohet se një person është i përfshirë në incident.
Autoritetet po vazhdojnë punën intensive për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e motivit të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!