image Të shtëna me armë në drejtim të punëtorëve të Qendrës për trajtimin e kafshëve në Hajvali

Siguri

Të shtëna me armë në drejtim të punëtorëve të Qendrës për trajtimin e kafshëve në Hajvali

news image

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Hajvali të Prishtinës, ku dikush ka gjuajtur në drejtim të dy personave, për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka shkrepur armën në drejtim të dy punëtorëve të kompanisë “Qendra për trajtimin e kafshëve”.

Në bazë të informacioneve të para, viktimat kanë qenë duke i trajtuar disa qen endacakë në momentin që i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se i dyshuari s’ka arritur t’i qëllojë dy punëtorët dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të identifikuar të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet.  

/GazetaSinjali/