image Të shtëna me armë gjatë një aksioni të Policisë dhe Doganës në veri të vendit - Sinjali

Të shtëna me armë gjatë një aksioni të Policisë dhe Doganës në veri të vendit

news image

Sot, gjatë një aksioni të Doganës së Kosovës, në asistim me Policinë e Kosovës, që po zhvillohet në veri të vendit, kundër prodhimit të kriptovalutave, ka pasur të shtëna me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë tentativës së Doganës për të ndërhyrë në një lokal, në fshatin Rudine të Sveçanit, ku dyshohet se prodhohen kriptovaluta, janë dëgjuar të shtëna me armë të gjata, për çka janë shtuar forcat e Policisë.

Sipas burimeve të Sinjalit, Dogana dhe Policia pritet të kryejnë bastisje në këtë lokal, ku pronari është shtetas serb.  

Burimet nga Dogana thonë se si rezultat i vonesës së autoriteteve kompetente për të dhënë urdhëresat e nevojshme, operacioni është vonuar dhe për pasojë, u është dhënë mundësia personave të dyshuar të organizohen.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin