Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës 22:30, në rrugën “Fatmir Selmani”.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin M.K.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, përkatësisht pistoletë me gaz, duke deklaruar se kishte pasur aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe shtatë gëzhoja.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!