image Të shtëna armësh në kryeqytet, dyshohet për një të plagosur

Kosovë

Të shtëna armësh në kryeqytet, dyshohet për një të plagosur

news image

Një person dyshohet se është plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Tophane, në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informaconet se ka pasur shkrepje të armës në atë lokacion. Dyshohet se një person ka marrë plagë si pasojë e përdorimit të armës. Njësitet policore kanë reaguar në vendin e ngjarjes, është njoftuar ambulanca dhe tani janë në proces veprime të nevojshme policore për të hetuar detajet lidhur me këtë rast. Pasi të pranojmë informata shtesë nga kompetentët nga vendi i ngjarjes do të ju përcjellim detaje tjera”, ka thënë ai./Sinjali/