image Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për dy të plagosur

Siguri

Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për dy të plagosur

news image

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të së premtes, ku dyshohet se nga ky incident dy persona kanë mbetur të plasogur.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, teksa ende nuk dihen motivet e këtyre të shtënave.

Sinjalizues të Sinjalit kanë thënë se dy të plagosurit tashmë janë dërguar për tretman mjekësor si pasojë e plagëve të marra.

Sinjali ka kontaktuar Policinë, por që ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

/GazetaSinjali/