image Të shëruarit lirohen nga spitali, vetëm 15 të infektuar me koronavirus në QKUK

Kosovë

Shëndetësi/ Të shëruarit lirohen nga spitali, vetëm 15 të infektuar me koronavirus në QKUK

news image

Vetëm 15 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar për momentin në Klinikën Infektive të QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të kësaj klinike, nga 35 personat sa janë të hospitalizuar për momentin në Infektivë, vetëm 15 prej tyre janë të prekur me COVID-19.

“Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në raport.

Nga Klinika Infektive sot lirohen 18 pacientë të shëruar nga Covid- 19./Gazeta Sinjali/