image "Të rinjtë po ikin nga Kosova, nuk shohin të ardhme të sigurt"

Sociale

“Të rinjtë po ikin nga Kosova, nuk shohin të ardhme të sigurt”

news image

Vit pas viti është duke u rritur numri i të rinjve të Kosovës që kanë synim të largohen nga vendi pasi që nuk shohin një të ardhme dhe e gjejnë veten e tyre në shtetin e Kosovës.

Kjo situatë është duke u përkeqësuar vit pas viti, ka thënë këshilltarja për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP), Majlinda Rizvanolli-Bajraktari gjatë panelit të parë në kuadër të Konferencës rajonale, me temën: “Rëndësia e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhja me tregun e punës”.

Bajraktari theksoi se Qeveria e ka në prioritet trajtimin e arsimit dhe aftësimit profesional për t’iu dhënë një shpresë të rinjve.

“E dimë që kemi një potencial të madh, rinia e Kosovës përbën një përqindje të madhe, kështu që në një anë e konsiderojmë si potencial, mirëpo si qeveri duhet të bëjmë zgjidhje për këta të rinj, në mënyrë që ta gjejnë veten në treg të punës. Gjendja momentale në Kosovë që është duke u përkeqësuar nga viti në vit, të rinjtë ëndërrojnë të largohen nga vendi ynë dhe nuk e gjejnë veten në shtetin e Kosovës, si dhe nuk e shohin një të ardhme. Si Ministri e Arsimit dhe si qeveri mendojmë që arsimi dhe aftësimi profesional mund të jetë ajo formulë posaçërisht fillimi i pilotimit të arsimit dual, e cila do t’ju jep një premtim dhe shpresë të rinjve të Kosovës që të mund të gjejnë veten në treg të punës. Arsyeja pse e kemi këtë situatë në Kosovë, do të thotë se ka pasur një hezitim nga të dyja palët e bashkëpunimit, nga tregu i punës dhe nga institucionet qeveritare”, tha ajo.

/GazetaSinjali/