image Të premten Spanja “përvëlohet”, temperaturat mund të shkojnë deri në 44 gradë Celsius

Evropë

Të premten Spanja “përvëlohet”, temperaturat mund të shkojnë deri në 44 gradë Celsius

news image

Spanja pritet ta përjetojë ditën më të nxehtë të javës të premten, kur temperaturat në disa zona mund të arrijnë deri në 44 gradë Celsius.

Vala e fortë e të nxehtit ka bërë që Zyra Meteorologjike Spanjolle (AEMET) të lëshojë alarm të kuq për disa rajone të vendit, pasi temperaturat do të vazhdojnë të rriten ditë pas dite.

Moti i kthjellët dhe mungesa e reshjeve do ta shtyjnë termometrin mbi 40 gradë në disa prej zonave më të nxehta, veçanërisht në luginat e Guadalquivir, Guadiana dhe Ebro, raporton BBC, përcjell Sinjali.

Kordoba pritet të jetë një prej vendeve më të prekura, me parashikime që temperatura të shkojë deri në 44 gradë, ndërsa në Toledo, Zaragoza dhe Ciudad Real mund të arrijë rreth 42 gradë.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të dielën, duke sjellë ditë të vështira për banorët dhe turistët në shumë pjesë të Spanjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/