image Të papriturat e jetës, nga i pastrehë në një super milioner

Botë

Botë/ Të papriturat e jetës, nga i pastrehë në një super milioner

news image

Nga i pastrehë në milioner, historia e Hakki Akdeniz është thjesht e mahnitshme. 39 vjeçari mbërriti shumë vite më parë në New York, megjithatë ai nuk harron të kthehet në rrugë për të ofruar ndihmë, vend ku edhe nisi historia e tij amerikane.

Edhe pse është shumë i pasur, ai ende jeton në një apartament të vogël në periferi të New York-ut.

“Ëndrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë trashëgimi , apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk a ë bëjë me sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë, e besoni ose jo. ora ime kushton 100 dollarë. A i kam paratë për të blerë një Rolex? Sigurisht që po! Por përse duhet ta bëj?”, thotë Akdeniz.

Hakki Akdeniz është një nga 17 fëmijët e një familje Kurde. Ai fillimisht në moshë fare të vogël emigroi drejt Kanadasë dhe në vitin 2001 në New York, në kërkim të një jete më të mirë. 39 vjeçari mori siguri nga një shoku i tij se do të ndihmohej nga ai sapo të mbërrinte në Amerikë, por kur e telefonoi sapo mbërriti në New York nuk ja hapi telefonin. Ai u strehua për tre muaj në “Bowery”(një qendër për personat e pastrehë).

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu ku jeton prej kohësh në një qendër për të pastrehë. Ka njerëz që mendojnë që të jetosh në Amerikë është liri, por nuk është aspak kështu”, u shpreh 39 vjeçari.

Pas shumë vështirësive Hakki arriti që të gjente një punë si pjatalarës në një piceri, por me kalimin e kohës ai gradualisht ngrihej në detyrë duke prerë pica dhe më pas mësoi se si ti përgatiste ato. Duke punuar rreth 19 orë në ditë përpiqej që të ruante çdo qindarkë. Me kalimin e viteve ai kurseu paratë e mjaftueshme për të hapur picerinë e tij. Mori pjesë në një konkurs ku kishin ardhur  picajolë anembanë vendit dhe aty mori një famë të admirueshme. Të gjithë njerëzit drejtoheshin në picerinë e tij për të konsumuar një vakt të këndshëm. /Gazeta Sinjali/