image Të paktën shtatë të vrarë në një sulm në Mykolaiv

Botë

Të paktën shtatë të vrarë në një sulm në Mykolaiv

news image

Autoritetet lokale kanë lëshuar një përditësim mbi numrin e njerëzve të vrarë në një sulm ajror rus në ndërtesën e administratës rajonale në Mykolaiv.

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur, ndërsa shumica e të plagosurve janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

Një imazh i shpërndarë nga guvernatori rajonal Vitaliy Kim tregonte një vrimë të madhe në anën e ndërtesës, shkruan skynews.

Forcat ruse kanë shënjestruar portet jugore të Ukrainës, si Mykolaiv, në një përpjekje për të shkëputur Ukrainën nga Deti i Zi dhe për të krijuar një lidhje tokësore midis Krimesë së aneksuar dhe zonave të kontrolluara nga separatistët në rajonin e Donbasit.

/GazetaSinjali/