image Të paktën 75 anëtarë të bandës famëkeqe arratisen nga burgu (Foto)

Botë

Botë/ Të paktën 75 anëtarë të bandës famëkeqe arratisen nga burgu (Foto)

news image

Të paktën 75 të burgosur, shumë prej të cilëve janë anëtarë të bandës famëkeqe braziliane, janë arratisur sot nga një burg paraguaian në qytetin kufitar Pedro Juan Cabalero, thanë autoritetet e Paraguait.

Zyrtarët thanë që zbuluan një tunel dhe gjetën qeliza të mbushura me rreth 200 qese në tokë. Ata gjithashtu deklaruan se drejtori i burgut dhe shefi i sigurisë u pushuan menjëherë nga puna.

“Është e pamundur që askush nuk i pa të gjitha këto. Nuk është një përgatitje një-ditore ose një natë,” tha ministrja e Drejtësisë Cecilia Perez.

Ministri i Brendshëm Euclides Acevedo tha se tuneli mund të jetë një maskë për të mbuluar bashkëpunimin e oficerëve të burgut dhe se shumë të burgosur dyshohet se lejohen të dalin nëpër portën kryesore të burgut.

Ai shtoi se shumica e të arratisurve i përkasin bandës “Komanda e parë kryesore” nga Brazili, afër kufirit të qytetit Pedro Juan Cabalero.

Acevedo tha gjithashtu se policia kombëtare është mobilizuar për këtë arratisje dhe kërkimi për të arratisurit është duke vazhduar. /Gazeta Sinjali/